Dje ka ndodhur një eklips i pjesshëm diellor. Fenomeni ishte i dukshëm në hemisferën veriore, në Afrikë, Azi dhe Evropë, duke përfshirë edhe vendin tonë, duke filluar pak pas mesditës. Eklipsi i ardhshëm diellor që do të jetë i dukshëm nga vendi ynë do të jetë në vitin 2027.
Një eklips i pjesshëm ndodh kur Hëna vjen midis Tokës dhe Diellit, duke mbuluar vetëm një pjesë të yllit tonë. Edhe atëherë, eklipsi nuk mund të vëzhgohet në mënyrë të sigurt direkt me sy të lirë, por përmes dylbive ose teleskopit me një filtër të veçantë diellor.
Një eklips total hënor do të pasojë më 7 nëntor, i cili do të jetë eklipsi i fundit total i vitit 2022. Në vitin 2023 do të ketë katër eklipse: një eklips total diellor më 20 prill, një eklips hënor më 5-6 maj, një eklips unazor diellor në 14 tetor dhe një hënor i pjesshëm më 28-29 tetor.