MENU
klinika

Seancë plenare

Parlamentarët mblidhen sot, diskutojnë raportet PS-PD për reformën Territoriale

31.10.2022 - 11:20

Ditën e sotme mblidhet Kuvendi i Shqipërisë. Në orën 15:00, parlamentarët do të mblidhen në seancë për të diskutuar disa nga pikat e rendit të ditës. Në Kuvend, sot vëmendje do të marrë raporti i posaçëm parlamentar për reformën administrative territoriale. Secili nga grupet parlamentare ka kohën e duhur për të diskutuar rreth raporteve që janë prezantuar si nga PS dhe nga PD.

RENDI I DITËS:

1-Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 20.10.2022.
(Neni 44, pika 2 e Rregullores së Kuvendit)

2. Njoftime.
(Neni 44, pika 3 e Rregullores së Kuvendit)

3. Diskutime rreth raporteve të Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për Reformën
Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë”.
(Nenet 77, pika 1, e 78, pika 1, të Kushtetutës dhe të neneve 24 e 55, pika 1, të
Rregullores së Kuvendit)

 -Grupi parlamentar i Partisë Socialiste:190 minuta
– Grupi parlamentar i Partisë Demokratike:104 minuta
– Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim”:18 minuta
– Grupi parlamentar “Drejtësi dhe Integrim”:18 minuta
– Deputetët jashtë grupeve parlamentare: LSI:10 minuta, PSD:7 minuta
– Deputetë të tjerë jashtë grupeve parlamentare:13 minuta

4. Projektvendim “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm
Parlamentar “Për hartimin e shtesave dhe ndryshimeve në ligjin nr. 15/2015 “Për
rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në
Bashkimin Europian””. (Nenet 77, pika 1, e 78, pika 1, të Kushtetutës dhe të neneve 24 e 55, pika 1, të
Rregullores së Kuvendit)

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë dalë me 2 raporte të ndryshme për Reformën Territoriale. Opozita kërkon që harta Territoriale të ndryshohet duke e çuar numrin e bashkive në 94. Nga ana tjetër opozita nuk e shikon të nevojshëm këtë ndryshim duke i qëndruar versionit për 61 bashki.