MENU
klinika

Alibeaj: Duhet të dalim me një kandidat fitues

Përfundon mbledhja e grupit parlamentar

18.10.2022 - 19:04

Pas më shumë se 2 orësh, përfundoi mbledhja e grupit ku po diskutohej për bashkëpunimin e tyre me grupin e Sali Berishës për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Kreu i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj deklaroi në një prononcim për mediat pas mbledhjes se çështja nuk është vetëm dalja me një kandidat të përbashkët, por përzgjedhja e një kandidati fitues përballë regjimit të Ramës.

Alibeaj: Ka pasur një takim dhe një bashkëbisedim që vetë zoti Bardhi do ua thotë. Siç e thamë në javën e kaluar që ishim të gatshëm për të diskutuar. Ajo që ndodhi tani ishte një informim që zoti Bardhi bëri për diskutimet me zotin Paloka në analizë të situatës. Kjo ishte ajo se çfarë ndodhi. Nevoja dhe interesi për të dalë me një kandidat për demokratët është synim i cili nuk është vetëm si nevojë për të dalë me një kabndidat, por me një kandidat fitues. Është nevoja për t’i dhënë fund regjimit të Ramës. Të jetë një kandidat fitues, të jetë ai rreth të cilit të mblidhen flukset e kësaj shoqërie përballë regjimit. Instrumenti duhet të jetë proporcionalisht për këtë qëllim. Mënyrat janë të tilla që mund të gjenden me vullnet të mirë.