MENU
klinika

"I kanë vënë kusht"

Përse u përjashtua Ilir Meta nga PES? Përgjigjet Ngjela

17.10.2022 - 15:31

Avokati Spartak Ngjela thotë se fakti që Meta nuk është ftuar në Kongresin e PES tregon se e kanë pezulluar në pritje për të përjashtuar.

Në një intervistë për Euronews Albania, Ngjela i cilësoi retorika të diktaturave praktikën e ndjekur nga Partia e Lirisë, ku posti i kryetarit ndahet brenda familjes.

“Fakti që nuk e kanë ftuar, e kanë marrë masën e pezullimit dhe do t’i vënë kushte që për sa kohë je kryetar i asaj partie e përjashtojnë. E kanë përjashtuar juridikisht.

Duhet të nxjerrin një kryetar tjetër partie, se mos nxjerr gruan se njëlloj e ka. Këto janë retorika politike të shekullit të 19 të diktaturave. Një parti që një herë e merr gruaja pastaj e merr burri”, tha Ngjela.