MENU
klinika

Studimi

Produktet që drejtojnë flokët, ju rrezikojnë nga kanceri

19.10.2022 - 08:15

Produktet për drejtimin e flokëve mund të rrisin ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të kancerit të mitrës tek ata që i përdorin shpesh, sugjeron një studim i fundit.

“Ne kemi vlerësuar se 1,64% e grave që nuk kanë përdorur kurrë produkte për drejtimin e flokëve do të zhvillojnë kancer të mitrës deri në moshën 70 vjeçare, por për përdoruesit e shpeshtë, ky rrezik shkon deri në 4,05%,” tha në një deklaratë udhëheqësja e studimit, Alexandra White nga Instituti i Sigurisë së Shëndetit Mjedisor në SHBA.

“Megjithatë, është e rëndësishme që ky informacion të vendoset në kontekst. Kanceri i mitrës është një lloj kanceri relativisht i rrallë,” shtoi ajo (via Reuters).

Megjithatë, kanceri i mitrës është kanceri gjinekologjik më i zakonshëm në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), me norma në rritje, veçanërisht tek gratë me ngjyrë.

Pasi studiuesit llogaritën faktorët e tjerë të rrezikut të pjesëmarrësve, shanset e zhvillimit të kancerit të mitrës ishin më shumë se dy herë e gjysmë më të larta për gratë që kishin përdorur produkte që drejtojnë flokët më shumë se katër herë në vit.

Studimet e mëparshme kanë treguar se drejtuesit e flokëve përmbajnë të ashtuquajturat kimikate që prishin sistemin endokrin. Produktet janë shoqëruar më parë me rreziqe më të larta të kancerit të gjirit dhe vezoreve.

Për shkak se gratë me ngjyrë përdorin produkte për rregullimin ose drejtimin e flokëve më shpesh dhe priren të fillojnë përdorimin në mosha më të hershme sesa racat dhe etnitë e tjera, këto gjetje mund të jenë edhe më të rëndësishme për to.

Studimi nxjerr gjithashtu në pah rëndësinë e përdorimit të produkteve pa kimikate dhe me sa më shumë përbërës natyralë që nuk dëmtojnë organizmin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përgjigjet mjeku

A shkakton kafja kancer?