MENU
klinika

Sali Berisha zbulon datën

“Protestë e madhe e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit!”

20.10.2022 - 22:00

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka ftuar të gjithë qytetarët që nesër të marrin pjesë në protestën që do të zhvillohet nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Protesta do të zhvillohet nesër në orën 12:00 tek sheshi i Teatrit.

Sipas Berishës, protesta e organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka moton: Stop betonizimit të Tiranës, stop erionizimit të Tiranës, larg duart nga Teatri.

“Protestë e madhe e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Nesër, në ora 12:00, te sheshi i Teatrit, të gjithë në protestë!”, shkruan Berisha.

Sali Berisha është shprehur hapur se mbështet të gjitha kauzat, ndërsa ka paralajmëruar se shumë shpejt opozita do të dalë me një protestë ballore, por ende nuk ka një datë fikse, pasi PD po punon edhe për primaret për zgjedhjet lokale të pranverës 2023.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ftoj biznesin dhe profesionet e lira në një lëvizje..."

Berisha ngre tonet në parlament, thirrje për protesta