MENU
klinika

Hapja e dosjeve!

“PS u tërhoq”- Mesazhi i Alibeajt për deputetët

20.10.2022 - 21:19

dërkohë që pritet për votimin në Kuvend të projektligjit për hapjen e dosjeve, Enkelejd Alibeaj u ka dërguar një mesazh deputetëve të tij, duke thënë se PS është tërhequr dhe ka pranuar amendamentet e propozuara nga prej tyre.

Ndër të tjera në mesazh, Alibeaj u kërkon deputetëve që të votojnë pro këtij projektiligji.

“Të nderuar kolegë, Pak më vonë është votimi për ligjin e dosjeve. Amendametet e GP te PD u moren parasysh nga PS, duke u terhequr nga qëndrimi i mëparshëm i tyre dhe duke siguruar hapjen e plotë të dosjeve dhe deklasifikimin e tyre.

Pas aprovimit të të gjitha amendamenteve tona, GP i PD do të votojë PRO projektligjit.

Lutem për deputetët që nuk janë prezent në sallë që të vijnë për këtë votim të rëndësishëm, për një çështje që PD e ka patur betejë që nga themelimi i saj”, thuhet ne mesazhin e Alibeajt.

Me herët gjate fjalës se tij ne Parlament, Alibeaj u kërkoi falje shqiptareve, te cilët kane vuajtur gjate regjimit komunist.

“Klasa politike sot duhet të jetë kokë ulur 31 pas rënies së diktaturës. Duhet të jetë kokë ulur para të burgosurve dhe atyre që kanë vdekur në burgjet e komunizmit.

Secili prej nesh duhet ë bëjë një gjë, të heshtë dhe të ulë kokën. Hapje e plotë e dosjeve për këdo dhe pa asnjë kusht nuk është vetëm simbolizmi i ndarjes me diktaturën, por edhe me tranzicionin.

Historia është ajo që nesër duhet të na falenderojë. Nuk bëhet vetëm hapja e dosjeve për të parë kush kanë qenë bashkëpunëtorët e sigurimit, por për të parë kush kanë qenë punëtorët, prokurorët, gjyqtarët, ekspertët dhe gardianë burgjesh që vdekjen e njerëzve të pafajshëm e kanë pasur në bukën e tyre të përditshme”, tha Alibeaj ne Kuvend.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN