MENU
klinika

E guximshme...

Pse bluza e Meghan Markle po komentohet kudo në rrjet?

22.10.2022 - 10:36

Meghan Markle është padyshim një nga figurat më të bukura të familjes mbretërore. Së fundmi, dukesha e Sussex ka dhënë një intervistë të re për revistën Variety, ku ka pozuar me bashkëshortin e saj Princin Harry me veshje të pazakonta.

Në një prej fotove, Meghan ka veshur një bluzëme jakë V pa mëngë, një kombinim i një xhakete dhe bluze pa mëngë që lidhet përpara, e cila duket mjaft e thjeshtë nga përpara, e stiluar nga Giorgio Armani dhe kushton 2266 €. Por surpriza vjen në anën e pasme ku duket pothuajse e gjithë shpina!

Shumë e kanë përshkruar këtë intervistë të veçantë si një nga më zbulueset e Meghan. Ajo flet për jetën e saj me Princin Harry dhe karrierën e saj të aktrimit. Kur u pyet nga gazetari nëse Meghan do të kthehet ndonjëherë në kinematografi, ajo u përgjigj: “Jo. Une e perfundova. Sigurisht që them gjithmonë “kurrë mos thuaj kurrë”, por mendoj se ky cikël është mbyllur për mua”. Ajo shtoi: “ Industria ka ndryshuar shumë që kur unë isha pjesë e saj”, shpjegoi Meghan.

Për momentin, Meghan dhe Princi Harry po punojnë së bashku për kompaninë e tyre Archewell. Në fakt, ata vetë janë të nominuar për çmimin “Ripple of Hope 2022 “, pasi puna e tyre për drejtësinë racore, shëndetin mendor dhe iniciativat e tjera të ndikimit social përmes Archewell ka ndihmuar shumë njerëz.