MENU
klinika

Dhe s`është faji i teknologjisë....

Pse fëmijët janë kaq të trishtuar sot?

20.10.2022 - 11:11

Fëmijët e Amerikës nuk po kalojnë mirë. Në gusht, New York Times botoi ‘Pandemia e brendshme’, një projekt shumëpjesësh mbi shëndetin mendor të adoleshentëve, i cili ka arritur në nivele kritike. Përveç niveleve më të larta të ankthit dhe depresionit, edhe vetëvrasjet janë rritur që nga viti 2007. Vetëvrasja është bërë shkaku i dytë kryesor i vdekjeve për moshat 10-24 vjeç.

Për shkak se kriza e shëndetit mendor të të rinjve ka rastisur në të njëjtën kohë me disa zhvillime në elektronikën e konsumit dhe reklamat në internet, komentuesit kanë gjetur një kok turku të përshtatshme për t`ia atribuuar këtë krizë: teknologjinë.

Në librin e saj të vitit 2017 “iGen”, konsulentja e marketingut Jean Twenge, fajësoi iPhone-in dhe mediart sociale për faktin që fëmijët po rriten më pak rebelë, më tolerantë, më pak të lumtur – dhe plotësisht të papërgatitur për moshën madhore.

Por teza e teknologjisë duket se nuk është e duhura. Cila mund të jetë arsyeja e mundshme që të rinjtë amerikanë (po jo vetëm amerikanë) ishin veçanërisht të pakënaqur në vitin 2020?

Mund të ketë më shumë se një arsye.

Është pandemia, ajo që bllokoi fëmijët brenda me familjet e tyre.

Një pakënaqësi e përgjithshme përreth.

Rritja e ekstremizmit politik të krahut të djathtë dhe përparimi i shpejtë i grupeve të ndryshme të urrejtjes.

Ngrohja globale, ose fundi i afërt i botës siç e themi shpesh.

Jo pak herë shikohet si një krizë individuale, një tru që funksionon keq. Kur në fakt çështja është padyshim sociale. Nuk janë katastrofat individuale ato që kanë rëndësi, por ndryshimet e qëndrueshme sociale. Amerika është bërë një vend gjithnjë e më i vështirë për të qenë një fëmijë i lumtur dhe ka ardhur koha për të filluar ta trajtuar këtë si një problem urgjent politik.

Në një libër të vitit 2017, “Fëmijët Këto Ditë: Kapitali Njerëzor dhe Krijimi i Mijëvjeçarëve”, treguesit negativë ishin tashmë të dukshëm. Ankthi dhe depresioni ishin në rritje, besimi social dhe lumturia ishin në rënie. Këto rezultate të librit u krahasuan me raportet se si të rinjtë i kalonin ditët e tyre pra me “anketimet e përdorimit të kohës” – dhe doli një përgjigje e qartë.

“Fëmijët dhe adoleshentët amerikanë po shpenzojnë më pak kohë duke bërë gjëra që i bëjnë ata të lumtur (si lojërat me miqtë e tyre dhe ngrënia) dhe më shumë kohë duke bërë gjëra që i bëjnë ata veçanërisht të pakënaqur (si detyrat e shtëpisë dhe dëgjimi i leksioneve).

Në vitet e pandemisë fëmijët shpenzuan edhe më pak kohë me miqtë e tyre, ndërsa bënin gjëra që i bënin të pakënaqur.

Nëse ekspertët janë të lodhur duke dëgjuar për adoleshentët dhe problemet e tyre, ndoshta të gjithë do të ishim më mirë nëse do të shpenzohej më pak kohë në monitorimin e adoleshentëve.

Autonomia është thelbësore për zhvillimin e asaj që psikologët e quajnë ‘lokus i brendshëm i kontrollit’ – ndjenjën se zgjedhjet dhe veprimet tuaja ndikojnë në jetën tuaj, se ato kanë rëndësi – dhe kjo është pikërisht ajo që të rinjtë e sotëm nuk e kanë. New York Times sugjeron terapi sjelljeje, një mënyrë efektive për të ndihmuar pacientët që përballen me mungesën e autonomisë së tyre.

Lënia e të rinjve vetëm është një ide çuditërisht radikale.

Besojini Fëmijëve!

Prindërit, shumë herë, janë kaq të shkëputur nga vetja e tyre e fëmijërisë, saqë harrojnë se si është të jesh fëmijë dhe më pas disa prej tyre i trajtojnë fëmijët tmerrësisht keq dhe më pas modelet vazhdojnë gjatë brezash.