MENU
klinika

Më shumë se një arsye...

Pse lidhjet në kohët moderne po dështojnë…

21.10.2022 - 10:41

Lidhjet në kohët moderne janë të vështira dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke hulumtuar arsyet se përse lidhjet po dështojnë. Sipas një profesori të psikologjisë sociale, ne thjeshtë jemi idealistë. Eli Finkel, i cili punon në Universitetin Northwester, beson se ne presim shumë nga një lidhje romantike dhe duhet t’i zvogëlojmë pritshmëritë tona për të qenë të kënaqur.

Ai beson se ndryshimet më të mëdha të pritshmërive martesore gjatë 100 viteve të fundit kanë shtuar presion të madh mbi çiftet. Finkel thotë se nuk duhet të keni turp të kërkoni më pak nga partneri dhe ka përsëritur faktin se duhet t’i zvogëloni pritshmëritë për të qenë të lumtur. Chris Seiter, një këshillues marrëdhëniesh dhe specialist ndarjesh thotë se:

Shumë njerëz ngatërrojnë pritshmëritë me standardet. Pritshmëritë projektojnë versionin tënd ideal tek dikush tjetër. Standardet janë një sërë besimesh, sistem vlerash dhe trajtimesh që ti pret t’i shohësh në një individ që ti zgjedh.

Ndërkaq, sipas një studimi të biesh në dashuri me të vërtetë mund të shërojë një zemër të thyer. Oksitocina prodhohet nga trupi ynë kur ne perqafohemi, bëjmë seks dhe biem në dashuri. Tani shkencëtarët në Michigan kanë zbuluar se gjithashtu duket se ka aftësinë për të riparuar qelizat në një zemër të lënduar.

Kur dikush pëson një atak në zemër, kardiomiocetet e tij të cilat e lejojnë atë të tkurret vdesin në sasi të mëdha. Ato janë qeliza shumë të specializuara dhe nuk mund të rimbushen. Ndoshta nuk e besoni por një e katërta e britanikëve kanë shprehur se kanë rënë në dashuri me dy persona në të njëjtën kohë. Ndërkaq terapisti Andrew G.Marshall shpjegon se a është e mundur që të dashurosh dy persona në të njëjtë kohë.

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën