MENU
klinika

Një punim diplome, që nuk u harrua kurrë!

Pse u titullua PALLATI 176? Kush ishte teto Rita e vërtetë?

13.10.2022 - 14:42

       Janë ndërruar kohët e sistemet. Kanë ndryshuar shijet dhe veprat artistike, ndoshta edhe në kahun negativ… Por, disa prej filmave, a dramave të periudhës së errët në Shqipëri, prapë na ulin njëlloj këmbëkryq para ekranit. Mes tyre, një vend lehtësisht në krye, e mban komedia “Pallati 176”.

E kemi parë, pa përjashtim. E duam dhe e rishohim, sa herë na shfaqet teksa bredhim nga një ekran në tjetrin.

I njohim mirë personazhet dhe ua dimë përmendsh edhe batutat. Por, çfarë ka thënë për komedinë vetë autorja, Adelina Balashi?

Me prezancën e saj në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Adelina rrëfeu disa detaje më shumë.

Ajo tregoi, se gjithçka zuri fill, si një punim diplome. Madje, ushpreh se nuk ia kishte marrë mendja që vepra e saj, do të vlerësohej dhe përzgjidhej nga profesori Kudret Velça, mes shumë punimeve të prezantuara, nga dhjetë persona të tjerë.

Pse mori emrin “Pallati 176”?

“Data 17 ishte ditëlindja ime, por duhej dhe një numër tjetër. Muaji qershor, 6, kishte lindur vajza. Kudreti tha se kjo do të vihet në teatër. I lexoi të gjitha diplomat dhe në fund, tha: ‘I pashë të gjitha, mendoj se vetëm kjo vepër, do të ketë jetë’. Unë mbeta.” – tha Adelina.

Pyetje së moderatorit, se, pse kjo vepër pati aq sukses, Adelina iu përgjigj se sekreti qëndron te familja.

“Komedinë e mbrojti kjo, sepse në thelb kishte familjen.

Nuk hyra fare te partia… U mora me vajzën e drejtorit, jo me pozitat. Edhe te Sandër “mafishja”, u mora me botën e tij dhe jo me Sandrin, si inxhinier.”

Ndërkohë, se nga çfarë u frymëzua për këtë vepër, ajo përmend vendlindjen e saj, Korçën.

“Mora tërë klimën e Korçës… Kam marrë shumë shembuj. Teto Rita, ishte tezja ime.” – ka përfunduar autorja, që na dhuroi një komedi kult, alla shqiptare.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit