MENU
klinika

“Nuk do t’i lëmë të rrisin çmimin”

Rama: Drutë do të shiten aq sa ishin para luftës

19.10.2022 - 17:20

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë një takimi me qytetarë në Dropull se qeveria nuk do të lejojë që shitësit e druve ta rrisin çmimin këtë dimër.

Sipas kryeministrit vendimi i qeverisë që pritet të dalë së shpejti do të vendosë që çmimi i druve të jetë i njëjtë me atë të para luftës.

“Nuk do t’i lëmë të rrisni çmimin e druve të zjarrit. Nuk do t’i lëmë! Ç’lidhje kanë drutë e zjarrit që kanë filluar me dyfishin e çmimit, me gjithë produktet e tjera, këtë unë nuk e di. Vendimi i qeverisë do të jetë që çmimi i druve të zjarrit do të shiten me çmimin e para luftës. Këtu hynë në punë të bashkitë të cilat bëjnë ca kontrata të çuditshme”, tha Rama.

Gjithashtu në fjalën e tij kryeministri u ndal dhe në një problematik të shtruar nga blegtorët të cilët kërkuan që lejet e kullotave të jenë më të mëdha se afati kohori i një viti.

Shefi i qeverisë pranoi se ky është një gabim dhe deklaroi se afatet e përdorimit të kullotave duhet dhe do të jenë më gjata.

“Pastaj kjo e staneve është perlë. Tjetri thotë më jep 3-vite të rri në mal, ti i thua do rrish në vit. Kjo qenka një kryevepër, kush e ka menduar këtë që vetëm në vit, unë nuk e di, ose kur e kanë bërë kanë parasysh që ky të zbresë një herë në vit nga mali që të na japë ndonjë gjë ne nga ato të malit. Ne ku t’i gjejmë ata që thonë do iki do rri në mal, që ta mbajmë gjallë atë sektor, se kush do do shkoj në mal. Do shkojnë këta që rrinë me selfie, dhe me Kim Kardashian në telefon në orën e matematikës”, shtoi Rama.