MENU
klinika

“Ore lëre gocën rehat”

Rama “i tërheq veshin” të riut në Burrel: Dili përballë po deshe…

28.10.2022 - 19:07

Kryeministri Edi Rama teksa fliste me të rinjtë në Burrel, nuk i ka kursyer batutat me të rinjtë.

I pari i qeverisë, i ka tërhequr vëmendjen një të riu i cili duket se po bisedonte me një nga të pranishmit e tij.

“Leje mos e ngacmo gocën ti ore. Ti ca ngacmon gocën. Lej gocat rahat, je shtri aty ti. Do një palë tespie ti ? Lëri gocat rehat. Ose dil përballë dhe thuaj ca ke për ti thënë. I flet nga mbrapa dhe i flet. Se nuk më ndoqe deri më tani.” tha Rama.

Rama ka folur me ta për mundësitë e punësimit online, duke u dhënë shembuj të rinjve se shumë bashkëmoshatar të tyre e bëjnë këtë punë dhe paguhen shumë mirë.

Sipas Ramës nëse arrin të japësh shërbime online për kompani të ndryshme jashtë vendit mund të sigurohen pagesa më të larta se e vetë kryeministrit apo kryetarit të bashkisë.

I pari i qeverisë u shpreh se ka gati 16 milion vende të lira pune në tregun e shërbimeve online në kompani të ndryshme në mbar botën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Një nen do e pagëzojmë neni Basha”

Berisha-Ramës: Bëhu gati, na ke borxh votën!