MENU
klinika

“Dyfishim i buxhetit të 2013-ës”

Rama pas mbledhjes së Kryesisë së PS: Kemi hyrë në një epokë kërcënimi!

17.10.2022 - 10:20

Ka zgjatur rreth një orë mbledhja e Kryesisë së zhvilluar ditën e sotme. Fokusi i kësaj mbledhje ishte fushata zgjedhore.

Në përfundim të këtij takimi, Rama tha se u zhvillua një diskutim i frytshëm, duke shtuar se tashmë vendi është i detyruar të përballet me kërcënime të kësaj epoke për shkak të aventurave të diktatorit Putin.

“Kemi bërë një diskutim të frytshëm dhe natyrisht që kemi ndarë edhe detyrat në bazë të këtij aktivitetit që nis nesër për tu shtrirë në të gjithë Shqipërinë dhe për të komunikuar për qeverisje vendore. Kemi hyrë në një epokë të një kërcënimi të madh. Ne si pjesë e Europës jemi të detyruar të përballemi me kërcënime të kësaj epoke, që ka sjellë si pasojë përveç bombave dhe krimeve në Ukrainë edhe rritjen e çmimeve të energjisë, në të gjithë botën, dhe sigurisht edhe në Shqipëri. Është Inflacion lufte dhe kosto që i paguan aventurës së diktatorit si Putin. Edhe pse nuk ka sjellë qeveria inflacionin, i takon qeverisë të lehtësojë peshën e kësaj lufte, mbi shpatullat e familjeve. Kemi bërë gjithçka kemi mundur. Po finalizojmë buxhetin e vitit të ardhshëm që është dyfishi i buxhetit 2013 që tregon se ka ndryshime pozitive. Ky dyfishim është i bazuar tek domosdoshmëria që t’i mbështesim të gjithë. Plani për të mbrojtur çmimin e energjisë për familjen dhe biznesin, urojmë të jetë. Urojmë të ketë shi, pasi dihet se ne jemi të varur nga burimet ujore. Duke pasur më shumë prurje shiu kemi më pak nevojë të dalim me import. Do të dalim, edhe sikur të kemi plot e për plot, Shqipëria nuk prodhon sa për të përmbushur të gjitha nevojat. Jemi besimplotë se do e kapërcejmë këtë dimër pa dhimbje të mëdha. Masat dhe mbështetja që do i japim kategorive, do e lehtësojmë”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Romeo Kara 'shpërthen' ashpër: I duket vetja i paprekshëm

“SPAK ta kishte kapur Metën dhe bandën e tij prej veshësh…”

Balluku: Nuk do të ketë funksion fitimprurës!

“Shkrihet” AlbControl, krijohet një ent i ri