MENU
klinika

“Jam e emocionuar dhe…”!

Rita dhe Taika, prezantues të “MTV European Music Awards”

26.10.2022 - 10:36

Këngëtarja Rita Ora dhe regjisori Taika Waititi do të prezantojnë së bashku “MTV European Music Awards 2022”. Mësohet se ndarja e çmimeve prestigjioze do të zhvillohet më 13 nëntor në Dusseldorf.

Por sa të entuziazmuar janë Ora dhe Waititi?

“Jemi të entuziazmuar të jemi prezantues në MTV EMA të këtij viti dhe të festojmë muzikantët dhe performancat më të mira nga e gjithë bota. Mezi presim ta ndajmë mbrëmjen me të gjithë këta artistë të talentuar”.

Rita vijoi më tej se veçantia e madhe është fakti se ajo do të ndajë skenën me Taika-n.

“Jam e emocionuar që jam rikthyer si prezantuese dhe ndarja e skenës me Taikan e bën atë edhe më të veçantë. Ne i kemi të gjitha në EMA të këtij viti, surpriza, argëtim, modë, komedi dhe mbi të gjitha muzikë fantastike. Mezi presim që publiku të ndajë këto momente me ne”.

Edhe pse Rita nuk ka bërë asnjë reagim, tashmë dihet që ajo është e martuar me Taika.

Më herët, gjatë një interviste ajo ka thënë:

“Jam e dashuruar. Unë jam shumë e dashuruar. Unë jam e dashuruar, jam e dashuruar, amin! Por unë e dua gjithashtu dashurinë. Unë kam qenë gjithmonë një besimtare në të dhe gjithmonë jam ndjerë sikur e kam dashur gjithmonë përrallën dhe kjo është ajo që jam rritur duke dashuruar.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Duhej vetëm një foto, që të nisnin dyshimet...

Rita Ora në një romancë me regjisorin 45 vjeçar?!