MENU
klinika

"Ja pse nuk isha në dasmën e tij"

Sabiani thyen heshtjen për marrëdhënien me Ilirin

30.10.2022 - 09:45

Të gjithë e mbajmë mend mjaft mirë miqësinë e ngushtë që Iliri dhe Sabiani patën së bashku brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Më pas, raporti i tyre i ngushtë miqësor u kris papritmas.

Së fundmi Sabiani ishte i ftuar në një intervistë ku ka folur për marrëdhënien e shumëpërfolur me Ilirin, dhe arsyen pse mungoi në dasmën e tij.

“Asgjë nuk ka ndodhur me Ilirin. Nuk kam ndërmend të martohem kështu që e di që Iliri nuk do të vijë në dasmën time. Kështu që nuk ka për t’i ngelur qejfi kurrë. Po në ndonjë festë tjetër do t’i shkoj nëse më fton. Unë gjithmonë e dua Ilirin pavarësisht se çfarë ka ndodhur. Gjithmonë e ka pasur telefonin tim. Unë e di që Iliri do të vijë të më takojë. Dera është e hapur dhe gjithmonë do të jemi bashkë”- u shpreh Sabiani gjatë një interviste në “Top Channel”

Kujtojmë se nga ana tjetër, në lidhje me raportin e shumëpërfolur me Sabianin, Iliri reagoi më herët duke thënë se ata nuk kanë më komunikim.

“Me Sabin nuk kemi raport, secili ka jetën e vetë, ndoshta kjo edhe përsa i përket edhe gjërave që u thanë dhe gjërave që u bënë. Nuk kemi kemi komunikim… ka çudi dhe ka një lloj keqardhje sepse u transmetua një mesazh miqësie shumë i lartë dhe me shumë vlera, por ama kur fillon dhe abuzohet në miqësi kjo pastaj nuk është më miqësi”, tha Iliri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këtë herë pa ‘biletë kthimi’!

Sabiani largohet nga “Big Brother VIP”!


Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën