MENU
klinika

Pedagogët nuk tërhiqen

Sandër Kovaçi: Duhet një platformë e re universitare

25.10.2022 - 11:06

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi, ka deklaruar sot se ka ardhur koha dhe nevoja për një platformë të re universitare. Për këtë qëllim, ditën e mërkurë, 26 tetor, ai lajmëroi se do të mbahet një forum për të diskutuar rreth saj dhe se mësimi do të vijojë të bojkotohet.

“Derisa të marrin udhë plotësimi i kërkesave të profesoriatit dërguar autoriteteve. Procesi i ndjekjes së peticionit e protestat kanë nxjerrë në dritë nevojën për një platformë të re universitare. Nesër në orën 11 do të jetë një forum i gjerë me Profesoratin, pedagogë, studentë, aktivistë, gazetarë. Ditë e rëndësishme për të përfshirë idetë e zgjeruara të këtij grupimi, do jepet në forum përmbledhje e ideve që do përfshihen më pas në një platformë të re të universiteteve.

Bojkot i përgjithshëm i mësimit dhe pjesëmarrje e përgjithshme në këtë Forum.

Ata që nuk kan pasur disiplinë tërë viteve japin mësim sot. Qëllimi kryesor është rritja e disiplinës. Dekanët po mbledhin njerëzit për ti kërkuar mungesat. Do jenë para gjykimit të plotë të profesoratit pas dy vitesh. Vota nuk do manipulohet më. Do kërkojmë që përfshirja e studentëve në votim të jetë minimumi 20 përqind”, u shpreh ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kreu i Sindikatës thirrje Ramës: Trajto kërkesat me seriozitet

Pedagogët letër të hapur Ambasadës së SHBA dhe Britanisë