MENU
klinika

Nga jeta pas BBV te raporti me Einxhel dhe Dagz

Sarah dhe Pm, intervista e parë së bashku

23.10.2022 - 11:30

Çifti i “Big Brother Vip”, Sarah Berisha dhe Dj Pm (Pajtim Krasniqi), kanë realizuar intervistën e tyre të parë së bashku.

Të ftuar në “Më Lër të Flas” përballë Donald dhe Romeo Veshajt, çifti dhuruan shumë të qeshura, por edhe zbuluan detaje rreth tyre.

Si është jeta e Sarah dhe Dj Pm pas “Big Brother Vip?”

“Realisht nuk mund të them që ka ndryshuar 100%, jam Sara që kam qenë. Ok tani më njeh e gjithë Shqipëria për vajzën që unë jam dhe marrëdhënien që kam me Pm. Është pak e vështirë në momentin që je 24 orë në sytë e publikut, dhe privatësia nuk është më. E kam këtë problem sepse mund të shqetësohen edhe prindërit e mi për këtë gjë, por jeta ime ka ndryshuar për mirë si në anën e projekteve si në anën e publikut”– tha Sarah, ndërsa Pm u shpreh: “Nëse them pak, gënjej. Ka pasur një ndryshim drastik në jetën tim si në anën profesionale si në atë shpirtërore. Për momentin, gjeta fatin e jetës brenda. Jam shumë i lumtur, ka ndikuar shumë për të mire.”

Pyetjes pse nuk kanë bërë intervista bashkë, Sarah iu përgjigj duke thënë: “Ne kemi qenë për dy muaj e ca në sytë e publikut për 24h, kur të dilnim menduam që të shijonim pak më shumë njëri-tjetrin dhe të merrnim pak privatësi.”

Sa i përket marrëdhënies me çiftin Dagz-Einxhel, ata sqaruan se kanë marrëdhënie shumë të mira.

“Nuk e di pse njerëzit mendojnë se është keq marrëdhënia jonë. Unë me Dagzin përveçse jemi shokë, kemi edhe profesionin. Dagzin e dua si vëllain tim. Secili ka planet e veta, nuk është e thënë që nëse unë të blej një makinë ta blejë edhe Dagzi. Ne të dy i përkrahim Dagzin dhe Einxhel.”- tha Pm.

“Shumë mirë shkoj me Einxhel është e njëjta gjë që tha Pm. Ne thamë që kemi një raport shumë të mirë”- tha Sarah.

A do të zgjerojnë familjen si Dagz? Pm u shpreh se për momentin, jo.

Kush do më shumë nga të dy të ketë fëmijë i pari? Të dy u përgjigjën se është PM.

A po mendojnë Sarah të bashkëjetojnë?

PM: Bashkëjetojmë në një farë mënyre. Sarah kur vjen në Kosovë rrin te unë, unë kur vij këtu vij te Sara.

Sarah: Unë gjithe bashkëpunimet i kam më shumë me Tiranën. Prishtina tre orë larg është, për momentin e kam pak të vështirë të largohem,

PM: Edhe unë i kam projektet e mia andej, po faleminderit Zotit është makina.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Unë e ngacmoja, ma merrnin për xhelozi"

Fifi kujton historinë me Granitin

“Edhe me armikun nuk do ishte sjellë kështu”

Kriset marrëdhënia Einxhel-Dj Dagz

Pas daljes nga “Big Brother VIP”

PM dhe Dagz zbulojnë surprizën për fansat


Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën