MENU
klinika

“Heart attack”

Serbi kopjon këngën e Loredanës dhe Noizy-t

23.10.2022 - 11:26

“Heart attack” i Loredana Zefit dhe Rigels Rajkut i njohur gjerësisht si Noizy, u kthye në një sensacion verën që lamë pas.

Padyshim konsiderohet një hit, pasi pas 4 muajsh kënga numëron afro 40 milion klikime në platformën “Youtube”.

Mirëpo së fundmi iconstyle.al ka vënë re se bashkëpunimi i reperave të njohur shqiptar është kopjuar nga një youtube-r serb. Ky i fundit emri i të cilit është Bogdan Ilic, por që njihet me nofkën Baka Prase është shumë i njohur në rrjetet e tij sociale, ku në Instagram numëron mbi 1 milion ndjekës.

Bogdan së fundmi ka lançuar një “diss track” drejtuar një prej njerëzve më të pasur në Serbi, Zejlko Mitrovic.

Kënga titullohet “MPQRS”, vija muzikore e të cilës është e njejta me atë të “Heart attack” të Loredanës dhe Noizy-t.

Nëse dikur artistët tanë akuzoheshin për kopjim të artistëve të huaj, sot në shumë raste kemi vënë re se ndodh e kundërta.

Ndërkohë që ne tani mbetemi në pritje të ndonjë reagimi nga ana e Loredana Zefit ose Noizy-t.

Kujtojmë që pas bashkëpunimit të tyre të parë, reperët nuk janë ndarë nga njëri- tjetri. Madje dyshja janë përfolur gjatë në rrjet për një romancë.

Loredana ishte edhe pjesë e klipit të Noizy-t “Benzi ri”, vetëm si figurante në klip, por që nuk këndoi.

Ndërkohë edhe së fundmi dyshja janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit duke na lënë të kuptojmë që një tjetër bashkëpunim i tyre mund të jetë afër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Krisja e marrëdhënies mes Noizyt dhe Mozzikut

Anën e cilit prej tyre mban Loredana

Këngëtarja sqaron njëherë e mirë të gjitha aludimet

Si qëndron e vërteta e raportit mes Loredanës dhe Noizy-it


Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën