MENU
klinika

Rrëfehet Noizy

Loredana, shkaku i prishjes së marrëdhënies me Mozzik?

29.07.2022 - 11:40

“Heart Attack” është një nga bashkëpunimet më të dëgjuara këtë verë! Kënga e Noizy-t me Loredanën gjithashtu ka arritur të rrëmbejë miliona klikime në Youtube.

Mirëpo, prishja e marrëdhënies së Noizy-t dhe Mozzik ka marrë vëmendjen e të gjithëve! Madje, edhe kënga e dy reperëve “Bonjour Madame” është fshirë nga Youtube. Po si ndodhi e gjitha kjo histori?

Por sot, reperi mjaft i njohur Noizy ka rrëfyer detaje lidhur me këtë ngjarje.

Për emisionin “Ditë pas Dite”, ai ka thënë se e gjitha ka lidhje vetëm me çështje biznesi dhe moskorrektësi nga ana e reperit Mozzik. Ai tha Loredana nuk ka të bëjë fare.

Ja biseda që u zhvillua në studio:

Moderatorja: Strategji marketingu ishte kënga me Mozzik që e hoqe?

Noizy: Jo

Moderatorja: Ky ishte vendim personal

Noizy: Nuk e di kush e ka bërë e ça ka bërë, por ndoshta ka të bëjë me marrëveshjet që nuk janë respektuar. Korrektësia, nga ana ime nuk ka patur asnjë lloj çalimi, kam qenë korrekt deri në fund dhe në momentin kur ti prish marrëveshjen, ndodhin këto pakënaqësitë

Moderatorja: Disa shohin këtë anën rozë, jo Loredana…

Noizy: Jo nuk ka të bëjë fare, është thjesht çështje biznesi ku pala tjetër nuk i ka ndenjur korrekte

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Më mirë bëj pushime sesa blej klikime”

Kë po ironizon Enca?

“Kjo verë nuk do të na gjejë beqarë”

Çfarë i bëri bashkë Mozzik dhe Loredanën?

Këngëtarja sqaron njëherë e mirë të gjitha aludimet

Si qëndron e vërteta e raportit mes Loredanës dhe Noizy-it