MENU
klinika

Del ‘sekreti’ i dyshes

Si po e shpëtojnë lidhjen Katy Perry dhe Orlando Bloom?

21.10.2022 - 10:37

Shpesh u përfol se mund të kishte një ndarje mes Katy Perry-t dhe Orlando Bloom. Mirëpo, tashmë ata po përpiqen të shpëtojnë marrëdhënien e tyre.

Dyshja kanë folur me një profesionist të shëndetit mendor.

“Këshillimi ndihmoi dhe hapi rrugën që ata të ktheheshin në planifikimin e dasmës,” tha një burim. “Ata të dy pajtohen se këshillimi i ndihmoi t’i shihnin gjërat nga një këndvështrim tjetër.”

Yjet e Hollivudit kishin lidhje nga janari 2016 deri në mars 2017, por më vonë ata u ndanë. Në shkurt 2018, ata u bashkuan përsëri dhe Bloom i propozoi Perry-t në shkurt të 2019 në ditën e Shën Valentinit.

Që atëherë, dukej sikur dyshja që kanë një vajzë së bashku, Daisy Dove, kanë qenë më të mirë se kurrë.

Katy ka shprehur disa herë vështirësitë që ka patur të pranojë dashurinë në një marrëdhënie- “Gjithmonë ndihesha sikur po ecja me pak dhimbje në zemër për dashurinë dhe i fejuari im ka bërë një punë të shkëlqyeshme duke ndihmuar me të vërtetë për ta rregulluar atë. Kisha dëgjuar për dashurinë e pakushtëzuar, por tani jam duke e përjetuar vërtet atë.”

Kujtojmë që dyshja janë të komentuar gjatë gjithë kohës dhe të gjithë sytë janë drejtuar tek ata. Por mesa duket marrëdhënia sa vjen edhe po rregullohet mes tyre

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën