MENU
klinika

Perry-Bloom

Prej 3 vitesh bashkë, fejohet këngëtarja

15.02.2019 - 13:19

Katy Perry ka konfirmuar pikërisht në ditën e Shën Valentinit se është fejuar me Orlando Bloom, me të cilin është në një lidhje me ndarje e ribashkime prej 3 vitesh.

Këngëtarja 34-vjecare ka shpërndarë një foto në Instagram të saj dhe të aktorit 42-vjeçar, si dhe foto të unazës duke shkruar “Full bloom”.


Por më shumë detaje dha nëna e Katy, Mary Hudson, e cila ka shpërndarë në Facebook pjesë nga propozimi emocionues, me diçiturën: Shiko se kush po fejohet sonte”.

Në moshën 25-vjeçare Katy u martua me aktorin Russell Brand, me të cilin u nda në vitin 2012.

Ndërsa Orlando Bloom ka qenë i martuar me modelen australiane Miranda Kerr, në vitet 2010-2013. Ata kanë një djalë Flynn Christopher.