Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë qenë kryefjalë e mediave muajt e fundit me puthjen e famshme në “Big Brother VIP”, lidhjen e aktorit me Beatrix Ramosajn dhe rikthimin me moderatoren.
Por, si ndodhi ribashkimi i tyre? Sigurisht një rol ka patue Semi Jaupaj. Këtë na e tregoi Donaldi gjatë “Më lër të flas” ku zbuloi se i ka shkruar Semit dhe e ma takuar disa herë.
Më pas ai i kishte shkruar Borës të cilës mes të tjerash i kishte thënë “ta helmonte” nëse donte por duhet t’i jepte mundësinë të flisnin.
“Nisi me shumë, telefonata ndaj Semit, se më vinte zor t’i shkruaja, nuk dija çfarë t’i shkruaja. Takova 4-5 herë Semin. Shumë e lodhshme, o zot i madh sa më ka lodhur. Shumë punë, dersa thotë shkruaji vet se më plase, mesazhi i parë.
“Dua të të shkruaj po nuk di çfarë të them.”-i thashë. Kërkova për të takuar, Bora nuk donte. I thoja “Më tako të më dëgjosh, pastaj më helmo.” Para disa ditësh po shihnim këto bisedat, kur kam parë që i kam thëne më helmo, skandaloze (qesh). Kjo ka qenë domethënë.”-tregoi Donaldi.
Duke iu rikthyer takimit të tyre brenda shtëpisë së “Big Brother”, Bora zbuloi se së shpejt bëjnë një vit që janë takuar dhe u shpreh se nuk donte të futej brenda, por ishte e detyruruar t’i dilte në krah Semit pasi aludohej se ajo ishte në lidhje me Donaldin.
“As nuk e mendoja që do futesha ndonjëherë në BBV. I kisha thënë semit mos më kërko se nuk ka shanse që të vi. Nuk më kërkoi ajo në fakt. Po ashtu erdhën situatat. Ishte situate që ishte krijuar, unë po komentohesha duke qenë se brenda ishte Semi dhe Donaldi. U aludua për një lidhje të mundshme mes tyre.
Duke e pasur Semin shoqe të ngushtë, të gjithë po e shanin ndërkohë që nuk ishte e vërtetë asgjë nga ato që komentohej. Në ato kushte që ndodhej Semi doja ta ndihmoja, prandaj isha, Pjesa tjetër pastaj ishte e paplanifikuar. E dija që mund të ngacmohesha për Donaldin, më parë iu thash që nuk doja ta takoja, ama nëse kërkon të më takojë, patjetër mbështetjen do ja jepja. Atmosfera ishte e bukur se dhe Donaldi e kishte treguar historinë tonë aty brenda”– tregoi moderatorja.
E pyetur nga Romeo nëse ishte penduar që e takoi Donaldin në Big Brother, Bora tha se duhet ta kishte menduar më mirë. Sa i përket historisë së Donaldit atje brenda, Bora tha se për të ishte e vështirë sepse komentohej çdo gjë.
“Aq shumë! (qesh) Nuk di të them a jam penduar apo jo, por ndoshta duhet ta kisha menduar më gjatë nëse duhej apo jo ta takoja. Nëse do kthehesha pas në kohë. Nëse do isha në atë moment prap po do thoja, por nëse më pyet sot, do thoja jo, duke e parë se çfarë ka ndodhur gjatë gjithë vitit, Po ta dija sesi do shkonte e gjithë historia. Ka qenë e vështirë se ishte në sy të publikut, dhe u komentuan shumë gjëra personale”- rrëfeu Bora.