MENU
klinika

Jo vetëm Jonida dhe Romeo!

Bora dhe Donaldi nuk lanë vend për dyshime…

05.07.2019 - 12:03

Episodit e parë të “Treshat”, Donaldi, Romeo dhe Bora Zemani i dhanë shumë bujë.

Promoja ku Jonida Maliqi, e ftuar, shfaqej duke u puthur me Romeon, bashkëprezantues, bëri bujë të paparë në media.

Nga ana tjetër, Donaldi dhe Bora po përfliten prej kohësh se janë bashkë, mirëpo ata ndryshe nga Jonida dhe Romeo, nuk e kanë konfirmuar publikisht. Ama, nuk mund të mos mungonin shenjat se diçka e tillë është e vërtetë.

Ata ishin të ftuar në një emision për të folur mbi projektin televiziv që të tre ata do të sjellin përpara ekranit.

Së pari, Donaldi vuri në dukje se Bora kishte lyer këmbët me shkëlqim dhe në këtë moment, Bora afroi këmbët e saja tek të tijat dhe i preku.

Së dyti, sepse tërthorazi e thanë se janë bashkë.

“E kemi mikeshë familjare”, tha Donaldi me shaka.

Atëherë si mund të ekzistojë mundësia për të mos qenë bashkë ?!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN