MENU
klinika

Bashkë që ç'ke me të!

Binjakët, sërish në publik me Jonidën dhe Borën

28.06.2019 - 13:45

Prej kohësh kanë nisur dyshimet në lidhje me dy çiftet e presupozuar. Jonida Maliqi me Romeon kurse Bora Zemani me Donaldin…

Javën e kaluar, Bora Zemani, Donald Veshaj, Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj ishin të katërt në dasmën e një mikut të tyre.

Ndërsa Jonida Maliqi e konfirmoi tërthorazi lidhjen me Romeo Veshajn, Bora Zemani nuk e ka konfirmuar edhe me zë të lartë lidhjen me vëllanë e tij binjak, Donaldin.

Një foto e re ku shfaqen Jonida, Romeo, Bora dhe Donaldi u publikua në media sociale. Ata janë fotografuar gjatë një vakti bashkë në një restorant në kryeqytet.

Në intervistën e saj të fundit e pyetur për jetën e saj private, Jonida Maliqi u përgjigj se ndihet e qetë dhe e lumtur.

Një javë më parë, në rrjete sociale bënë bujë pamjet, ku Jonida dhe Romeo shfaqeshin bashkë në pishinë, në momente intime.