MENU
klinika

10 vite pas hitit të tyre

Soni Malaj dhe Sinan Hoxha po sjellin një këngë të re

21.10.2022 - 10:38

Të gjithë e mbajmë mend hitin e tyre “Shukarije”, këngë që u publikua me videoklip në vitin 2012. Tani, duket se Sinan Hoxha dhe Soni Malaj kanë bashkuar forcat për një tjetër bashkëpunim. Të paktën këtë kanë nënkuptuar dyshja e artistëve përmes postimeve që kanë bërë në rrjete sociale.

Soni ka publikuar një fotografi nga studioja muzikore dhe kaq ka mjaftuar që fansat të spekulojnë se ata po sjellin një këngë tjetër. Kjo këngë do ta rikthente Sonin në skenën muzikore pas pak kohësh. Kujtojmë që një vit më parë ajo mori pjesë në Kënga Magjike me baladën “Versioni im”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas dhjetë vitesh të ndarë, u bënë sërish bashkë!

Soni flet si rrallëherë për marrëdhënien me Florin

Flirtime hapur në rrjetet sociale!

Mos vallë Soni dhe Mirko janë drejt ribashkimit?!