MENU
klinika

Hera e dytë/

Thirret sërish në SPAK kryebashkiaku i Vlorës

13.10.2022 - 10:57

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli është thirrur këtë të enjte, 13 tetor në Prokurorinë e Posaçme SPAK.

Sipas gazetares së Panorama, Nikoleta Kovaçi, Leli është paraqitur në ambietet e SPAK rreth orës 10 të paradites.

Por nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme.

Kujtojmë që kjo është hera e dytë që Leli thirret në SPAK. Hera e parë që kryebashkiaku i Vlorës dha dëshminë e tij për rreth një orë ishte më 22 korrik 2022.

Në korrik, Leli u paraqit në SPAK, pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Ndërkohë që jashtë dyerve të SPAK, Leli nuk pranoi të jepte asnjë detaj, duke deklaruar “Pyesni SPAK për më shumë informacione”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


‘U pyet për një aferë me tjetërsimet e pronave’

Detaje nga dëshmia e Dritan Lelit në SPAK