MENU
klinika

Do jetë drejtues në Berat

Tomor Alizoti i bashkohet zyrtarisht Berishës

31.10.2022 - 19:56

Tre deputetë të “rinj” kane qene në mbledhjen e grupit parlamentar të thirrur sot nga Sali Berisha.

Mësohet se në mbledhjen në selinë e PD, kanë marrë pjesë sot për herë të parë deputetët Lindita Metaliaj, Greta Bardeli dhe Tomor Alizoti. Sali Berisha mësohet se iu ka uruar mirëseardhjen duke shprehur kënaqësi.

Po kështu sipas burimeve, Alizoti ka pranuar të jetë drejtues politik i Beratit.
Sali Berisha ka prezantuar projektligjin për heqjen e parashkrimit për veprat penale te korrupsionit për kryeministrin. Si dhe zëvendës kryeministrat, ministrat, kryetarët e kuvendit dhe ish-funksionarëve.

Berisha theksoi se ky projektligj funksionon si minë me sahat. Dhe, ish-qeveritarët s’do mund t’ia mbathin e t’i shpëtojnë ligjit para se të largohen nga detyra.

“Sot këtu kam sjellë projektligjin të cilin ose për të cilin jam prononcuar publikisht në parlament në debate të ndryshme dhe që ka të bëjë me heqjen e parashkrimit për Kryeministrin, zëvendës kryeministrat, ministrat, kryetarët e kuvendit dhe ish funksionarëve te sipërpërmendur.

Neni i parë thotë: Nuk i nënshtrohen parashikimit veprat penale te korrupsionit për kryeministrin, zëvendës kryeministrat, ministrat, kryetarët e kuvendit dhe ish funskionarëve të sipërpërmendur.

Neni 2: Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare.

Ky ligj, mendoj unë, në kushtet e Shqipërisë kur vetë KLSH a vërtetuar abuzimin nga kjo qeveri me të paktën me 8.2 miliarde euro, vjedhje e shpërdorime” – u shpreh mes të tjerash Berisha.