MENU
klinika

Prodhohet në mënyrë të paligjshme

“Uji djegës”, pija që të hedh në tokë me një gotë

16.10.2022 - 11:47

Është shumë e fortë, transparente sikur uji dhe në shumë prej shtëpive rreth e qark Sardenjës janë duke e prodhuar ende në mënyrë ilegale. “Filu é ferru” – “fije hekuri”, është një pije e vjetër me një përqindje të lartë alkooli që arrin deri në 45%, e cila hedh “KO” edhe ata që kanë tolerancë të madhe ndaj alkoolit.

Rosa Maria Scrugli ishte 23 vjeç asokohe, në vitin 1970, kur u dërgua me një mision pune në një qytezë të vogël të quajtur Santu Lussurgiu, që ndodhet në zonën e egër të Oristanos, në Sardenjën perëndimore.

Prej 400 vjetësh, kjo qytezë që ka rreth 2 mijë banorë, shquhet për bërjen e një pijeje të fuqishme të quajtur “filu e ferru”, por të pagëzuar nga vendasit si “abbardente” ose “uji që djeg”. I pari i zonës, i ofroi Scruglit një natë disa shotsa mirëseardhjeje, por duket se ajo e pësoi me të parën, pasi gati kaloi në kolaps.

“Ajo që di është se dikush më mori nga andej dhe më pas jam zgjuar në dhomën time të hotelit me dhimbjen më të keqe të kokës që kam pasur ndonjëherë. Edhe kryebashkiaku gjithashtu nuk po ndihej mirë, por ai ishte mësuar që të pinte “filu e ferru”. Por për mua ishte hera e parë dhe isha me të vërtetë e shokuar”, tha Scrugli për CNN.

Në shekullin XIX kjo pije u shpall e paligjshme nga familja mbretërore e Savojave, duke bërë që të nisë kështu një tregti ilegale në Santu Lussurgiu. Që prej asaj kohe, kontrollet e policisë ishin të shpeshta, ndërsa fermerët përpiqeshin që shishet e tyre t’i fshihnin nëpër vende sekrete në shtëpi, apo në bodrumet e tyre.

Santu Lussurgiu është konsideruar si qyteza ku ka marrë jetë pija tradicionale e Sardenjës. I vetmi person që e prodhon në mënyrë legale është Carlo Psiche, i cili zotëron Distilerinë e tij Lussurgesi, duke përdorur disa nga proceset më tradicionale të distilimit, si e vetmja distileri që përdor verën e vërtetë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Akuzat se u fut në listën e sigurt të PS-së me ndihmën e personazhit të krimit

Jurgis Çyrbja merret në pyetje! Çfarë deklaroi para prokurorëve të SPAK

Ish-kryeministri: Vazhdoj betejën i palëkundur

Gjyqi ndaj Berishës në të njëjtën ditë me protestën te Kuvendi!

Këlliçi: Institucioni i Policisë, më i keqtrajtuari!

Efektivi humb ndjenjat gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës