MENU
klinika

Kryeministri Rama në Pragë: Të ndihmohen të 6 vendet

“Vendet e Ballkanit duhet të jenë pjesë e takimit të BE për krizën energjitike!”

06.10.2022 - 18:12

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Pragë ku u zhvillua takimi i Komunitetit Politik Europian. Në një prononcim për mediat, Rama deklaroi se vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, janë ftuar në një takim në Pragë për të diskutuar rreth krizës energjitike.

Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se ka insistuar që në këto takime të përfshihen të 6 vendet, pavarësisht nëse i kanë hapur negociatat ose jo.

Rama: Në një format me më shumë se 20 vende ne jemi ndarë në tryeza ta rrumbullakëta dhe jemi fokusuar në propozimet tona. Që nga kriza energjitike tek inflacioni i Putin it dhe patjetër tek forcat e rublave në gjirin e shoqërive tona. Ky është një proces, frika ka qenë një forca shumë vendimtare në gjithë historinë e përpjekjeve për të ndërtuar një komunitet politik evropian, ashtu siç ka qenë një forcë penguese dhe për vetë BE. Në një situatë si kjo, Evropa është në një pikë ku për ta krijuar të ardhmen duhet ta parashikojë.

Me kërkesën time drejtuar kryetares së Komisionit është pranuar që të thirren ministrat e energjisë së rajonit në Pragë për të trajtuar çështjen e krizës energjitike si një problem evropian. fokusi kryesor në tryezën e rrumbullakët ku unë isha pjesë, ishte pikërisht kriza energjitike.

Komuniteti evropian është një komunitete vendesh që bashkohen për çështje që janë gjithnjë e më shumë të përbashkëta. Nuk ndahen dot në pjesë kriza e klimës, kriza energjitike, demokratike. jemi në një epokë të re rreziku, kemi dalë nga epoka e sigurt. Kjo epokë e rrezikut i ka mbledhur të gjithë dhe i ka nxitur të afrohen sa më shumë për shkak të inflacionit të luftës. Shqipëria ka një peshë tjetër dhe një zë tjetër. Unë kam insistuar që duhet të përfshihen të 6 vendet, pavarësisht nëse i kanë hapur apo jo negociatat”.