MENU
klinika

Pa dyshim, ikonë!

Victoria Beckham sapo çoi streçet dhe hoodie-t në tjetër nivel

19.10.2022 - 10:14

Victoria Beckham s’para vesh streçe, por kur vesh i bën të duken kaq të veçanta sa mund të mos ju duken fare si të tilla. Mund të jeni mësuar ta shihni me funde treçerekshe, fustane, xhinse cowboy dhe këmisha që i rrinë perfekt, por na lini t’ju themi se së fundmi është fotografuar në New York e veshur shumë klas- me streçe dhe hoodie.

Duhet të shihni sesi Victoria Beckham çoi streçet dhe

Nga ana tjetër, e dimë që ju doni dhe mund t’i vishni çdo ditë gjatë dimrit, si gjënë më të rehatshme në botë, por frymëzohuni nga zonja Beckham dhe çojini streçet në tjetër nivel. Kujdes! Përpiquni t’i kushtoni rëndësi detajeve për të mos u dukur vulgare.

Duhet të shihni sesi Victoria Beckham çoi streçet dhe

Ikona e modës u shfaq e veshur e gjitha me të zeza- një hoodie, streçe të zeza (material i plotë) dhe çizme super elegante! Sekreti ishin pikërisht çizmet-çorape të ngjitura pas këmbëve që e bënin veshjen të dukej ëoë. E shtrenjtë, klas dhe shumë fine.

Duhet të shihni sesi Victoria Beckham çoi streçet dhe

Prandaj nëse i keni veshur me atlete/kambale- konsideroni këto çizme. Janë seksi dhe bëhen dyfish më seksi nëse i vishni kështu. Ndonëse çizmet që i shihni Beckham-it janë nga Balenciaga, ky model mund të gjendet lehtësisht me shumë më pak para.

Duhet të shihni sesi Victoria Beckham çoi streçet dhe

Burimi: Who What Wear

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën