MENU
klinika

Ja mesazhi i ambasadores për ta

Yuri Kim zbarkon në SPAK! Dy ditë takime me gjyqtarët

19.10.2022 - 13:05

Ambasadorja amerikane Yuri Kim e ka nisur të mërkurën me një takim në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në takim kanë qenë të pranishëm drejtuesja Irena Gjoka dhe gjyqtarë të tjerë të Shkallës së Parë.

Sipas mediave, Kim i ka bërë të qartë gjyqtarëve të GJKKO se do të vijojnë të kenë përkrahjen e SHBA dhe i ka dhënë mesazhin që të japin vendimet e duhura për fatin e vendit.

“Keni përkrahjen e mbështetjen tonë. Vendimet tuaja mund ta bëjnë Shqipërinë një vend normal e anëtar të BE. Mos lejoni fëmijët tuaj të largohen nga ky vend. Me vendime të drejta keni në dorë fatin e vendit”, mësohet të ketë thënë Kim.

Pas takimit për afro 30 minuta ka vizituar edhe sallat e gjyqeve dhe ambientet e punës së GJKKO.

Sakaq, të premten në orën 10:30 do të rikthehet për tu takuar me drejtues dhe gjyqtarë të Apelit të Posaçëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Yuri Kim: Ata që s’e duan Reformën në Drejtësi po përpiqen të…

“Nuk heq dorë kollaj”- Paralajmërimi i ambasadores amerikane