MENU
klinika

Alibia që dhanë ata për oficerët e Policisë

Zhdukja e Ervis Martinajt, merren në pyetje vëllezërit Avdylaj në Shijak

26.10.2022 - 10:07

Kur kanë kaluar tre muaj nga zhdukja e mistershme e Ervis Martinajt, Prokuroria e Kurbinit ka urdhëruar Policinë të marrë në pyetje Jasim Avdylaj dhe Astrit Avdylaj.

Sipas “News 24”, dy kushërinjtë Avdylaj janë marrë në pyetje në Durrës nga oficerët e Policisë së Lezhës për llogari të Kurbinit. Alibia e tyre dhënë për oficerët e Policisë ka qenë se janë nën monitorimin e vazhdueshëm nga Policia.

“Ne jemi në arrest shtëpie jemi të monitoruar nga Policia”, mësohet se kanë thënë ata.

Më herët është kontrolluar edhe banesa e tyre me vendim gjykate.

Martinaj është shfaqur për herë të fundit në kamerat e sigurisë së një hoteli në qytetin bregdetar të Durrësit pak ditë para zhdukjes.

Në kamerat e sigurisë, Martinaj duket në shoqërinë e një vajze të njohur të showbizz-it dhe shoferit të tij, agjentit të Operacionales Jeton Lami që sot qëndron pas hekurave. Faik Martinaj iu drejtua Komisariatit të Policisë së Kurbinit më 8 gusht ku deklaronte se kishte humbur kontaktet me nipin e tij, Ervis Martinaj rreth 20 pasi iu vra në atentat i biri në zonën e Fushë Krujës.

Pas këtij kallëzimi, Prokuroria e Kurbinit u vu në lëvizje, duke hetuar të gjitha përplasjet me persona të ndryshëm. Pas nisjes së hetimeve dhe sekuestrimit të kamerave të sigurisë në disa hotele dhe objekte në pranga ka përfunduar vetëm ish-efektivi i Forcës Operacionale, Jeton Lami, si një nga personat e fundit që e shoqëronin Martinajn në një hotel në Durrës.

Në vetëm 2 kamera sigurie, shfaqet Martinaj 3-4 ditë para se familja të denonconte zhdukjen e tij dhe që prej atij momenti nuk dihet asgjë për fatin e tij. Prokuroria e Kurbinit ka konfirmuar gjatë verifikimeve të saj, vetëm një komunikim të thatë, që 40-vjeçari ka kryer me xhaxhain e tij, përmes aplikacionit “Telegram”.

Mesazhi është dërguar pasditen e 9 gushtit nga Martinaj në orën 19:21 minuta, duke njoftuar xhaxhain e tij, Rakip Martinaj, me përmbajtjen: “…Kujdes, se mund të ketë kontrolle…”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Detaje nga aksioni i FNSH

A fshihet Ervis Martinaj në Vlorë?

Arrestimi i agjentit që shërbente si “taksist”

Artan Hoxha tregon telefonatën me Ervis Martinajn

Pse policia ka dyshime të forta se…

A e ka inskenuar ‘zhdukjen’ Ervis Martinaj?