Vjeshta është stina e kombinimeve. Ndryshe nga vera kur mjafton një t-shirt e një palë pantallona të shkurtra apo nga dimri kur palltoja e xhupi mbulojnë gjithçka, vjeshta të jep mundësinë për të luajtur me look-un.
Sipas stilistëve, sipas javëve të modës këto janë 10 tendencat që duhet të kesh parasysh këtë vjeshtë:
Kostumi i pushtetshëm
Një xhaketë që nuk rri fiks tek supet e as tek krahët. Një xhaketë që nuk merr formën e belit. Pantallona të lirshme dhe të rehatshme. Fiks si në stilin e viteve ’80.
Lëkura
Lëkura kombinohet si me pantallona, xhinse, ashtu edhe me fustane.
Pellushi
Pellushi si arush rikthehen këtë sezon.
Xhaketë e rëndë lëkure
Ato të hollat, që nuk janë në fakt lëkurë, por plastikë, duken bukur vetëm në foto. Këto të tjerat, lëkurë e rëndë mund të vishen edhe dekadën e ardhshme.
Çizmet
Ndërsa çizmet mbi gju janë një element klasik i vjeshtës që nuk mund të zëvendësohen, stilistja dhe blogerja personale në San Diego, Vanessa Valiente thotë se mezi pret të veshë këto lloj çizmesh.
Uniforma
Mbase të ka marrë malli për kohën kur vishje përparësen e zezë me jakë të bardhë në shkollë. Këtë sezon uniforma është stil.
Vintage
Pantallona dhe bluzë të viteve ’90, por të cilësisë së mirë.
Veshjet e tejdukshme
Tyli nuk të lë kurrë në baltë vetëm se duhet ruajtur masa dhe klasi edhe në këtë lloj veshje.
Xhaketë oversize
Xhaketa stil burrash, e lirshme edhe kjo si në rastin e kostumit.
Përzierje printesh