MENU
klinika

Njoftimi i policisë

29-vjeçari përplas për vdekje çiklistin në Korçë dhe largohet

30.11.2022 - 11:30

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën dytësore Drithas-Rëmbec, në afërsi të fshatit Drithas. Për pasojë, ka humbur jetën një 58 vjeçar, i cili udhëtonte me biçikletë dhe është përplasur nga një makinë.

Referuar njoftimit të Policisë, bëhet me dije se ë pranga është vënë shtetasi G T., 29 vjeç, banues në fshatin Drithas, Maliq, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

“Ky shtetas në rrugën dytësore Drithas-Rëmbec, në afërsi të fshatit Drithas, duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin R. Sh., 58 vjeç, banues në Drithas, i cili po lëvizte me biçikletë në rrugë.

Më pas, u largua nga vendngjarja. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Korçës.