MENU
klinika

Analiza e The Washington Post/ Zgjedhjet e Amerikës

7 arsye për të qenë optimist për të ardhmen e demokracisë

15.11.2022 - 08:30

Zgjedhjet afatmesme mund të kishin shkuar keq. Vërtet keq.

Kishte shqetësime serioze se grupet e krahut të djathtë do t’i drejtoheshin frikësimit të votuesve, dhunës ose veprimeve të tjera në qendrat e votimit. Por asnjë nga këto nuk u bë.

Në fakt, ndërsa kërcënimet ndaj demokracisë mbeten, viti 2022 mund të shihet si pika në të cilën u ndalua erozioni i vlerave demokratike dhe institucioneve kritike.

Ka shtatë arsye për të qenë optimist në të ardhmen.

Së pari, gjykatat kanë rezultuar të zota për t’i shmangur mashtrimet e lidhura me zgjedhjet.

Për shembull, mbrojtësit e demokracisë në Arizona ia dolën të merrnin një urdhër kundër grupeve të krahut të djathtë që kërcënonin vendndodhjet e kutive. Gjykatat e tjera nxorën një mori vendimesh për të forcuar të drejtat e votës dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme përpara ditës së zgjedhjeve.

Early lessons from the US midterm elections as votes are still being counted | US midterm elections 2022 | The Guardian

Së dyti, votimi masiv i hershëm demonstroi aftësinë e votuesve për t’u përshtatur me rregullat e reja zgjedhore.

Në fund të fundit, gati 47 milionë vota të parakohshme u hodhën këtë vit. Mediat, kandidatët dhe votuesit janë mësuar me procesin e zgjatur të numërimit të votave. Ja, republikanët kanë pranuar kryesisht garat që humbën – pa zhurmë, siç duhet të bëjnë.

Së treti, pjesëmarrja e ulët në zgjedhjet afatmesme nuk është më normë.

The Post raporton: “Pjesëmarrja ishte veçanërisht e lartë në disa shtete të fushëbetejës, ku pritshmëritë për një garë të ngushtë dukej se do të nxisnin pjesëmarrjen e votuesve. Ndërsa totali i votave mbarëkombëtare mund të mos e kalojë atë të vitit 2018, megjithatë ai mbetet relativisht i lartë.

Së katërti, votuesit më të rinj kanë nisur të paraqiten në zgjedhjet afatmesme.

Qendra për Informacion dhe Kërkim mbi Mësimin dhe Angazhimin Qytetar në Universitetin Tufts zbuloi se “27% e të rinjve (mosha 18-29) dolën të votonin në zgjedhjet afatmesme të 2022 dhe ndihmuan në vendosjen e garave kritike, duke përdorur fuqinë në rritje të një brezi që po angazhohet gjithnjë e më shumë edhe pse shumë mbeten të zhgënjyer për politikën e SHBA-së.”

Së pesti, pati një sërë gjërash që ndodhën për herë të parë në ditën e zgjedhjeve.

Kjo përfshin zgjedhjen e guvernatorëve të parë lezbike (Maura Healey në Massachusetts dhe Tina Kotek në Oregon) dhe guvernatores së parë afrikano-amerikane të Maryland (Wes Moore). Vendi do të ketë gjithashtu një numër rekord të guvernatorëve femra.

Së gjashti, lëvizja për autonominë e grave ndoshta nuk ka qenë kurrë më e vrusllshme se kaq.

Fuqia e grave votuese nuk është për t’u nënvlerësuar. Kjo mund të ketë pasoja të mëdha për vitet në vijim.

Midterm Elections 2022: More than 40 million ballots cast early ahead of Election Day

Së fundi, Partia Republikane më në fund mund të jetë e lodhur nga Donald Trump.

Ish presidenti është një humbës. Kandidatët kryesorë që ai zgjodhi janë humbës.

Po, është faji i republikanëve që nuk ”u ndanë” nga Trump më herët.

Dhe ndërsa ish-presidenti mund të vazhdojë të rrijë si një re e errët mbi garën e 2024-ës, hyrja në garë është bërë më e vështirë për të.

Me pak fjalë, demokracia po duket më e fortë se një javë më parë.

Dhe unë nuk kam qenë kurrë më optimist se Trump dhe miqtë e tij do të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.

E gjithë kjo është një shenjë e mirë për mbijetesën e demokracisë amerikane.

Burimi: The Washington Post

Përktheu dhe përshtati: Konica.al