MENU
klinika

Më 28 nëntor në sheshin "Skënderbej"

A do të jetë falas koncerti i Dua Lipës në Tiranë?

20.11.2022 - 12:02

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa do të vijë në Shqipëri më shpejt nga sa e prisnim!

Vetë Dua lajmëroi disa ditë më parë përmes një videoje në profilin e saj në Instagram se do të performojë në Tiranë më 28 nëntor në kuadër të turneut të saj botëror “Future Nostalgia.”

Së fundmi shqiptarja me famë botërore, e cila do të përmbyllë turneun e saj “Future Nostalgia” në tokën shqiptare, ka bërë me dije se koncerti do të mbahet në sheshin “Skënderbej” ditën e Flamurit.

Por pyetja që kanë të gjithë është: A duhet të pagujmë për të parë Dua Lipën në Tiranë?

Përgjigja është “Jo” dhe kjo gjë është konfirmuar përmes një postimi në Twitter nga kryetari i Bashkisë Tiranë.


Nga ana tjetër, me anë të një postimi në faqen e “Sunny Hill Festival”, Dua u shpreh:

“Emocioni është i madh për spektaklin “Future Nostalgia”, i cili do të mbahet në Tiranë, Shqipëri, në sheshin ‘Skënderbej’ më 28 nëntor 2022. Është nder të festosh një ngjarje kaq të rëndësishme – 110 vjetorin e Pavarësisë.”

Kujtojmë se Dua Lipa nuk performoi në festivalin “Sunny Hill” që u mbajt gjatë verës në Tiranë.

Pak kohë më parë është krijuar një gjendje kaosi në një nga koncertet e fundit të Dua Lipës në Sydney, Australi. Shkak për këtë u bë një problem me aplikacionin ku rezervoheshin biletat që la qindra fansa jashtë mbrëmjes.

Turma fansash u panë të rreshtuar jashtë Qudos Bank Arena në Parkun Olimpik të Sidney-t pasi aplikacioni “Ticketek” pushoi së funksionuari, duke i lënë të paranishmit të paaftët të dëshmojnë se kishin një biletë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kjo foto po i entuzizmon të gjithë

Dua Lipa së shpejti në Tiranë?

"Mendoj se kam bërë një mik"

Rama drekon me familjen Lipa në Vlorë