Këngëtarja Adelina Tahiri është një nga konkurrentet e cila së fundmi i është bashkuar spektaklit të kërcimit “Dance Albania.”
Gjatë mbrëmjes së sotme ajo ka dhuruar një performancë sensuale nisur nga lëvizjet e deri tek paraqitja e saj e jashtme.
Këngëtarja zhvilloi gjatë emisionit gjithashtu një intervistë të shkurtër përballë moderatores Alketa Vejsiu ku u pyet: “Nëse do të shkoje në kishë, për çfarë do t’i rrëfeheshe priftit?”
Përgjigja e Adelina Tahirit ishte se ajo që do t’i thoshte priftit është: “Nëse është gabim që dua dikë shumë, të më falësh.”
Adelina Tahiri ka treguar dhe dhuratën që ka marrë nga bashkëshorti i saj pasi nuk janë takuar për 1 javë.
Biseda:
Alketa Vejsiu: Nëse ti do të shkojë në kishë, për çfarë do t’i rrëfeheshe priftit?
Adelina Tahiri: Alketës apo priftit?
Alketa Vejsiu: Vetëm mua dhe popullit zemër.
Adelina Tahiri: Sigurisht po të shkoja nuk do ta them asnjëherë publike atë gjë.
Alketa Vejsiu: Ato lulet e kuqe që erdhën me çfarë rasti?
Adelina Tahiri: Unë kisha 1 javë pa e takuar burrin. Ne jemi shumë të lidhur familjarisht dhe për mua është shumë 1 javë kur kam mungesën e burrit dhe të çunit, kështu që erdhi me një buqetë të madhe me lule dhe i them se të dua shumë.
Alketa Vejsiu: Të kesh fatin e Adelinë, shumë bukur apo jo?
Adelina Tahiri: Kjo ishte ajo që do të rrëfeja. Do t’i thoja “nëse është gabim që dua dikë shumë, të më falësh”.
Alketa Vejsiu: Kjo është gjëja më e bukur në botë. Sa mirë që të ka ndodhur.