MENU
klinika

Situata në Kosovë

Albin Kurti takohet me liderët e opozitës

08.11.2022 - 11:04

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është në takim me krerët e opozitës për të diskutuar për situatën në veri të vendit.

Takimi ka nisur në mëngjes dhe të pranishëm janë kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku dhe ai i PDK-së Memli Krasniqi.

Ndërsa kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, shkoi në takim por u largua pas disa minutash.

Disa ditë më parë, serbët në Kosovë janë larguar nga të gjitha institucionet e vendit në shenjë proteste për ndërrimin e targave.

Situata në Mitrovicën e veriut monitorohet edhe nga forcat e KFOR-it.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Të shqetësuar për situatën në Kosovë"

Gjermania apelon për kompromis mes Prishtinës dhe Beogradit