Moderatori Arian Çani u largua nga “Tv Klan” dhe u tha se vendin e tij do ta ‘zinte’ Luana Vjollca me programin e saj. Mirëpo, puntata e parë e programit “ZemërLuana” nisi të dielën.
Tashmë, i bie që e premtja është bosh.
Por a do të rikthehej gazetari sërish në “Tv Klan”?
Më herët, u tha se Çani do të nistë programin në “Abc News” por deri tani asgjë nuk është bërë.
Së fundmi, burime për “News31” bëjnë me dije se moderatori është shfaqur së fundmi në “Top Channel”. Madje, theksohet se ai ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Top Channel, për ta nisur emisionin e tij në këtë televizion, shkruan sërish “News31”.
Mirëpo, ende nuk dihet asgjë për të ardhmen e gazetarit.
Gazetari është gjithnjë i rezervuar për jetën e tij private.
Gruaja e Arjan Çanit, Enida Petro , më herët ka folur gjatë një interviste për jetën e saj si dhe per marrëdhënien e dashurisë me Arianin.
Enida ka rrëfyer ndër të tjera se Ariani ka një dashuri për teatrin, të cilin ia ka trashëguar dhe të bijës.
Jo vetëm kaq por ajo ka thënë se nuk është xheloze për të shoqin dhe se ka besim tek ai.