MENU
klinika

Aktorja ndan foto

Asli Enver i ka dhënë fund beqarisë

13.11.2022 - 12:21

Ylli i telenovelave turke, Asli Enver i ka dhënë fund beqarisë. Aktorja e njohur u martua me biznesmenin Berkin Gökbudak, me të cilin është bashkë prej rreth gjashtë muajsh. Ata i thanë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni të thjeshtë martesore me familjarët më të afërt të tyre.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktorja përmes një postimi në rrjete sociale. Teksa ka ndarë disa foto nga dasma, ajo ka shkruar thjesht: “Po”. Kujtojmë që Asli ka qenë e martuar me Birkan Sokullu me të cilin u nda pas tre vitesh. Ajo ka qenë mjaft e komentuar dhe për lidhjen me këngëtarin Murat Boz.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Asli Enver (@aslienver)

Asli ka luajtur në shumë seriale turke por për shqiptarët njihet më së shumti me rolin te “Nusja nga Stambolli”, ku interpreton krah aktorit Ozcan Deniz. Enver nuk është vetëm një aktore e shkëlqyer, por edhe një këngëtare me zë të mrekullueshëm . Që në moshë të vogel ajo ka konkuruar në një kompeticion muzikor në Londer ku edhe ka dalë fituese

Ajo kishte rolin e saj të parë të vogël në “Uzay sitkomu”. Më vonë, ajo mori pjesë në serinë televizive “Hayat Bilgisi” dhe luajti personazhin kryesor “Mine Ergun” në serialin “Kavak Yelleri” për pesë sezone. Ajo ka luajtur edhe në filma si “Tamam mıyız?” dhe “Kardeşim Benim” dhe luajti në seriale televizive si “Suskunlar”, “Kayıp”, “Bana Artık Hicran De”, “Mutlu Ol Yeter” dhe “Kış Güneşi.“

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jemi mësuar ta shohim flokëkuqe

Aktorja turke na surprizon me pamjen e re

Pasi i dha fund lidhjes në muajin korrik

Aktorja turke në një lidhje me aktorin 9 vite më të ri

Martohet në kohë koronavirusi

Aktorja turke nuk pranon të shtyjë datën

Ende nuk është zbulur qëllimi i vizitës...

Aktorja turke viziton memorialin “Adem Jashari”


Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën