Ashtu si dhe ishte lajmëruar më herët kryetari i Grupit Parlamentar, të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ditën e sotme ka shkuar të vizitojë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi.
Vizita e Ballës në Hagë ka ardhur në kuadër të festave të 28-29 Nëntorit. Më herët Balla tha se një grup nga Partia Socialiste do të shkojnë për vizitë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Ai tha se ata po mbahen padrejtësisht në Hagë, teksa më tej propozoi që takimi i radhës mes Qeverive dhe Kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë të mbahet më 10 qershor në Prizren në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit.
“Një grup i yni do të shkojë në Hagë për t’ua uruar festën e 28 Nëntorit. Ata po mbahen padrejtësisht në Hagë me akuza të pabaza. Ne jemi falënderues ndaj NATO-s. Duhet ta mbrojmë legjitimitetin e luftës së UÇK-së për çlirim. I kemi kërkuar Këshillit të Evropës për rezolutën për trafikim organesh”, tha ai.