Bayern Munchen është një “bulldozer” në Champions League, teksa fitoi edhe në shtëpi 2-0 me Inter, duke qenë e vetmja skuadër me 6 fitore, 18 pikë të plota, 18 gola të shënuar, vetëm 2 të pësuar, me një mesatare nga 3 gola për ndeshje.
Ky sukses është historik për Bayern, pasi mposht për herë të parë Interin në “Allianz Arena”, pasi zikaltrit kishin fituar gjithnjë në fazën me eliminim direkt. Gjithsesi, një humbje që nuk djeg shumë për Inter, që kalon më tej si vend i dytë. Bayern shënoi nga një gol për secilën pjesë, në të parën me Mane dhe në të dytën me Chupo-Mouting.
Në këtë grup, Barcelona fitoi 2-4 në fushën e Plzen, një sukses që mban katalanasit në vendin e tretë dhe shkojnë në Europa League. Leëandoëski ishte lënë pushim në këtë ndeshje.
Ndërsa Liverpool arrin të hakmerret deri diku me Napolin, duke fituar 2-0, por mbetet në vend të dytë, pasi të kaltrit kishin fituar 4-1 në shtëpi dhe mbajnë vendin e parë. Në ndeshjen tjetër, Ajax fiton 1-2 në fushën e Rangers dhe kalon në Europa League.
Dramatike në grupin D, ku Tottenhamfitoi vetëm në sekondat e fundit 1-2 në Marseille për të avancuar më tej si vend i parë. Vendin e dytë e mori Frankfurt, që fitoi 1-2 në fushë e Sporting, duke lënë portugezët në vendin e tretë për në Europa League.