MENU
klinika

Champions League

Porto mposht Atleticon dhe e lë jashtë Evropës

01.11.2022 - 21:44

Porto ia ka dalë të mposhttë Atletico Madrid me rezultatin 2-1, në ndeshjen e fundit të grupeve të Champions League. Spanjollët me këtë rezultat renditen në vendin e fundit të grupit, duke humbur edhe mundësinë e të luajturit në Europa League.

Aksion model i portugezëve që në minutën e katërt. Tiki-Taka përfundon në mënyrën më të mirë të mundshme, Evanilson futi në zonë një top nga krahët, ndërsa për iranianin Taremi ishte e thjeshtë të realizonte, me portën e boshatisur.

Goli i dytë do vinte në mesin e pjesës së parë, falë Eustaquios. Në disavantzh të dyfishtë, Los Colchoneros e patën mjaft të vështirë për të reaguar, sidomos ndaj një rivali të tillë.

Në minutën e 69-të “tund rrjetën” Griezmann por goli i tij anulohet për faull.Goli i Savic në fund vlen vetëm për statistikë,  Porto mban përfundimisht vendin e parë me 12 pikë.

Në ndeshjen tjetër mes Leverkusen dhe Brugge nuk pati gola. “Aspirinat” shkojnë në Ligën e Europës, ndërsa Brugge vazhdon tutje si vend i dytë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN