MENU
klinika

"Ai është armiku i Shqipërisë dhe Kosovës"

Berisha flet jashtë parlamentit në një kohë me Ramën

27.11.2022 - 13:07

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur jashtë ambienteve të kuvendit, në një kohë kur kryeministri Edi Rama mbante fjalën në mbledhjen e parlamentit të Kosovës dhe Shqiperisë.

Berisha deklaroi se Rama është armiku më i madh i Shqiptarëve dhe Kosovës dhe i fut thika pas shpine Prishtinës në samite ndërkombëtare duke bërë avokatin e Rusisë së vogël të Ballkanit, Serbisë.

“Ju uroj shqiptarëve sot gëzuar 28 vjetorin e pavarësisë që festohet nesër. Shpreh dhe përulem para Ismail Qemalit dhe burrave të kombit që bënë të pamundur që Shqipëria dhe Kosova të jenë sot dy vendeve të pavarura dhe parlamentit të mblidhen në këtë 110 vjetor për të nderuara ata që bënë të mundur që shqiptarët të jenë të lirë dhe pavarur.

Një nderim u përkeyt atyre që derdhën gjak dhe sakrifikuan lirinë dhe jetën që shqiptarët të jenë të pavarur. Asnjë komb nuk ka sakrifikuar më shumë se shqiptarët. Ndaj dhe njëherë uroj ditën e madhe të kombit dhe flamurit tonë. Por sot nuk mund të mos ndalem të theksoj se aktualishr në platformën e tij të parlamenti po flet një nga dy armiqtë kryesorë të qenies shqiptarë që nga pavarësia dhe deri sot. Njeri që është i njohur botërisht si avokati më i shpifur i padronit të tij, Vuçiç.

Në vend që të bëjë avokatinë e Kosovës kalon nga samiti në samit duke lobuar për Rusinë e Vogël, në zemër të Ballkanit, Serbinë. Edi Rama në mënyrë të përsëritur ka future thika pas shpine ndaj Kosovës. Ai u përpoq të zhbëjë arritjet e këtij vendi të pavarur, për të justifikuar vasalitetin e tij”, tha Berisha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Kombinimi i shtetërorit me atë privat“

Kriza e pensioneve, Ponari ofron zgjidhjen

Paralajmërime për kaos në rrugë, mbyllen mbi 200 shkolla

Moti i keq me dëborë “gjunjëzon” Britaninë!

Atmosferë elektrizuese në rrugët e Tiranës

Tifozët e Shqipërisë bëhen gati për ndeshjen me Ukrainën

Vrasja me thikë e 14-vjeçarit në Tiranë

Prindërit e nxënësve njoftojnë protestë