MENU
klinika

"Po të komunikoj sot vendimin që është marrë…!"

Berisha kërcënon Ramën: Vendin e ke në burg, në regjim special!

12.11.2022 - 19:53

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha paralajmëroi kryeministrin Rama se vendin e ka në burg, madje edhe në regjim special. Në fjalën e tij para protestuesve, kreu i PD deklaroi se monizmin dhe Ramën do ta arkivojnë, ndërsa theksoi se shqiptarët përveçse janë të varfër janë edhe të vjedhur.

Berisha i komunikoi kryeministrit Rama edhe vendimin që është marrë, duke e paralajmëruar gjykatësi sovran do ti japë atij dënimin e merituar.

Berisha: Edi Rama, monizimin tënd do ta arkivojmë në shtëpinë e turpit të historisë. Edi Rama, monizimin tënd do ta arkivojmë së bashku me ty, por ti ashtu sic ushton ky shesh e ke vendin në burg dhe në regjim special dhe atje do të të çojmë.

Këto ditë, këto kohë mediat e Britanisë së Madhe, mediat e Evropës kanë shkruar se shqiptarët ikin nga varfëria. Shqiptaret vërtet janë më të varfër, por mos harroni se ata janë njerëzit më të vjedhur. Asnjë komb në asnjë vend nuk ka si në Shqipëri, njerëz të vjedhur deri në palcë nga qeveritarë të pangopur, nga qeveritarë që nuk kanë moral, ligj, kushtetutë, por kanë vetëm kodin e mafies, të drogës, të vjedhjes dhe të dëbimit të shqiptarëve.

Miqtë e mi, ne jemi sot në fillim të betejës tonë të madhe. Edi Rama e keni konstatuar të gjithë se është shndërruar në ordiner, që kalon nga mikrofoni në mikrofon në gjuhën më të ultë më perverse dhe më të turpshme. Keni parë si në parlament ai flet dhe bën të skuqen me fjalorin e tij çdo fëmijë, cdo vajzë, grua, nënë dhe prind.

Tani unë do ti them këtu para jush, të jesh i sigurt se mund të të përgjigjemi në të gjitha mënyrat që ti e meriton, por po të komunikoj sot këtu, vendimi është marrë. Atje perse shpejti do vijë gjykatësi sovran, do vijnë këta burra dhe gra se i kanë dy fjalë me ty, më mirëpriti këta se ne mund të të përgjigjemi sic do ti.