MENU
klinika

Ironi apo shaka?

Bes Kallaku sapo bëri komentin e tij për librin e Ermal Mamaqit

10.11.2022 - 12:20

Ermal Mamaqi ka publikuar së fundmi librin e tij “Në garë me veten” dhe në fakt ka marrë goxha reagime në rrjet.

Së fundmi edhe Bes Kallaku ka dicka për të thënë

“I vetmi që në garë me veten, del i treti”, shkruan Besi.

Ndërkohë, Ermali ka shpërndarë foton e Besit ku shkruan: “Bravo @bes_kallaku deri këtu arrite. Prite një video që do dali së shpejti. Vetëm për ty. Vetë e kërkove”.

Por cfarë po ndodh? A është e vërtetë ‘ironizimi’ mes aktorëve apo është e gjithë dicka e inskenuar mes tyre?


Më herët, Ermali foli për filmin e Besit për të cilin tha se ishte shumë i mirë por kishte disa probleme teknike.

Ja komenti i tij kohë më parë për Rudina Dembacajn:

Rudina Dembacaj: Çfarë patët me Bes Kallakun, kishit një marrëdhënie komplet korrekte dhe i bënit video njëri-tjetrit.

Ermal Mamaqi: Nuk ndodhi ndonjë gjë e madhe. Ishte një moskeqkuptim.

Rudina Dembacaj: Po pse e bëtë këtë debat, mu duket si politikanë?

Ermal Mamaqi: Ishte një situatë që duhet zgjidhur siç u bë publike ashtu duheshe dhënë edhe përgjigjia, për të marrë një shpjegim pse ndodhi ajo që ndodhi.

Rudina Dembacaj: Po tani flisni me njëri-tjetrin?

Ermal Mamaqi: Patjetër që flasim, jemi miq edhe gjërat janë mirë kur sqarohen.

Rudina Dembacaj: Pati një tjetër sqarim privat?

Ermal Mamaqi: Jemi takuar rastësisht në rrugë, jemi përshëndetur miqësisht si gjithmonë.

Rudina Dembacaj: Flet keq për Besin mbrapa krahëve?

Ermal Mamaqi: Edhe sikur të flisja, ti mendon se do ta thoja? (Qesh) Absolutisht nuk kam pse të flas keq.

Rudina Dembacaj: E ke parë filmin “Falco”?

Ermal Mamaqi: E kam parë.

Rudina Dembacaj: Si t’u duk?

Ermal Mamaqi: Ja kam thënë edhe Besit, është një film shumë i mirë, por mendoj që mund të ishte edhe më mirë nga pikëpamja teknike.

Rudina Dembacaj: Fotografia ishte pak dobët.

Ermal Mamaqi: Fotografia dhe zëri. Flas nga pikëpamja teknologjike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Mënyra më e mirë për t’i mbyllur bisedat”

Ermali i jep mesazhin përfundimtar Bes Kallakut