Siguracioni “Karton Jeshil” është i detyrueshëm për të gjitha automjetet e regjistruara në Republikën e Shqipërisë që udhëtojnë jashtë kufijve të saj.
Ky siguracion mbulon përgjegjësinë civile të mbajtësit të mjetit, ndaj dëmeve që u shkakton palëve të treta, materiale apo shëndetësore, në përputhje me parashikimin e Ligjit të një prej shteteve në Ballkan apo Europë.
Përse duhet të pajisemi me “Karton Jeshil” kur udhëtojmë jashtë?
- Paisja me “Karton Jeshil” është i detyrueshëm për çdo mjet që udhëton jashtë Republikës së Shqipërisë (përjashtuar Kosovën).
- Mospaisja e siguracionit “Karton Jeshil” ka penalitete ligjore në varësi të vendit ku udhëtoni.
- Mospasja e siguracionit “Karton Jeshil” është edhe shkak ligjor për refuzim të udhëtimit nga policia vendase.
- Risku më i madh janë dëmet që mund ti shkaktohen palëve të treta nga drejtuesi i mjetit. Në pjesën më të madhe të shteteve nuk ka kufi ligjor për vlerën e dëmshpërblimit, por drejtuesi i mjetit duhet të paguajë vlerën e plotë të dëmit që ai shkakton, që mund të arrijë në miliona euro.
“Kartoni Jeshil”, për një afat 15-ditor, kushton vetëm 40 euro (përjashtuar Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut ku kushton 15 euro) ndërsa dëmi më i madh paguar së fundmi ka qenë plot 1.6 milion euro. Rezerva e dëmit për këtë kategori është 11.,5 milionë euro për 1105 dëme, çka do të thotë mesatarisht 11 mijë euro për dëm.
Përse “Karton Jeshil” nga SIGAL UNIQA Group Austria?
- Nëse pajiseni me një siguracion “Karton Jeshil” nga SIGAL UNIQA dhe jeni përfitues në një aksident (një mjet tjetër ju ka shkaktuar dëme materiale apo dëme shëndetësore ndaj jush apo pasagjerëve tuaj), atëherë SIGAL ju ofron mbrojtje ligjore FALAS për të gjitha procedurat e dëmshpërblimit nga kompania e sigurimit përgjegjëse në vendin përkates ku ka ndodhur aksidenti. Kështu ju kurseni kohën dhe paratë tuaja duke mosangazhuar një avokat në vendin e aksidentit.
- SIGAL ju ofron mundësinë që të blini sigurimin “Karton Jeshil” online, nga celulari apo laptopi juaj, duke kursyer kohën tuaj
- Sipas raportit më të fundit të Autoriteti të Mbikqyrjes Financiare, në periudhën janar-tetor 2022, SIGAL UNIQA Group Austria vijon të ruajë vendin e parë në treg edhe në produktin “Karton Jeshil” duke zënë mbi 25% të tij.
Edhe në dëmshpërblimet ndaj klientëve, SIGAL UNIQA mbetet në krye, mes 8 kompanive.
Sipas AMF, gjatë periudhës janar-tetor 2022 nga 427 milionë lekë dëme të paguara te klientët në total, vetëm SIGAL numëron mbi 164 milionë lekë dëmshpërblime, me një diferencë jo të vogël me kompaninë që rënditet e dyta.
Por teksa po hyjmë në muajin dhjetor, muajin e festave dhe kur udhëtimet jashtë Shqipërisë, SIGAL UNIQA Group Austria vjen me një mundësi të artë për të gjithë klientët aktualë apo të rinj që blejnë siguracionin “Karton Jeshil” pranë kësaj kompanie. Kushdo që e blen këtë siguracion me prim duke nisur nga 130 euro përfiton falas edhe shërbimin inovativ “TeleShëndet”.
Çfarë shërbimesh ofron “TELESHËNDET”:
Me “TeleShëndet” ju mund të konsultoheni me një mjek të licensuar, audio ose video, në çdo orë të ditës apo natës, për çdo shqetësim shëndetësor që mund të keni.
Me “TeleShëndet” ju keni mundësinë të ngarkoni të gjitha ezkaminimet mjekësore, të shkarkoni në kohë reale kartelën mjekësore ku janë të gjitha vizitat, këshillat dhe ilaçet e rekomanduar nga mjeku.
Me “Teleshëndet“, ju mund të merrni edhe një recetë elektronike për t’ja treguar farmacistit.
Me “Teleshëndet” ju përfitoni ulje për shërbime mjekësore në klinikat dhe spitalet më të mira në vend
BLI ONLINE TANI SIGURACIONIN KARTON JESHIL (https://sigal.com.al/merr-cmim/#karton-jeshil ) DHE PËRFITO FALAS “TELESHËNDET” për të patur edhe mjekun kudo dhe kurdo me vete.
Është më mirë të udhëtosh i sigurt, vetëm me SIGAL UNIQA Group Austria
Web: www.sigal.com.al
E-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 60 62 829