MENU
klinika

Ka një rikthim të madh, debutojne tre

Botërori 2022, lista e Gjermanisë plot surpriza

10.11.2022 - 14:17

Hansi Flick ka publikuar listën me 26 futbollistët që do të ketë me vete në Botërorin e Katarit. Lajmi i mirë për tifozët dhe stafin teknik është prania e portierit Neuer, i cili kohët e fundit ka pasur probleme dhe nuk është aktivizuar as me Bayern. Gjithashtu i pranishëm edhe portieri Ter Stegen, për të cilin kishte dyshime që nuk mund të grumbullohej.

Surpriza e madhe është Mario Gotze. Heroi i Botërorit të vitit 2014 ka marrë besimin e stafit, por do të duhet të luftojë fort për një vend në formacion. Gjithashtu, surprizë edhe përfshirja e talentit 17-vjeçar të Dortmundit, Moukoko.

Ndërsa ashtu si në vitin 2018, ylli i Gjermanisë dhe i Borusias së Dortmundit, Marco Reus, do të mungojë në Botërorin e Katarit. Është hera e dytë që një dëmtim e pengon 33-vjeçarin të marrë pjesë në një kompeticion të Kupën e Botës.

Nuk është grumbulluar as Hummels, për të cilin shpresohej një rikthim. Një tjetër mungesë e madhe është edhe Gosens. 28 vjeçari i Interit ka humbur besimin e trajnerit të kombëtares. Bayern është ekipi më i përfaqësuar me 7 lojtarë në kombëtare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN