Brazili nuk e fal përsëri Serbinë. Ashtu si katër vjet më parë, Seleçao fiton 2-0, duke treguar se jo më kot është një nga favoritët kryesorë për të triumfuar në Katar 2022.
Në pjesën e parë Brazili nuk ishte në lartësinë e duhur, edhe pse u shfaq në dy momente rrezikshëm. E dyta foli totalisht në favor të pesë herë kampionëve të botës. Që në fillim u dhanë shkëndija, Neymar gabon i vetëm përpara portierit serb.
Në minutën e 60-të Alex Sandro do të trondiste shtyllën pas një gjuajtje nga jashtë zone. Por goli nuk do të vononte. Tri minuta më pas, Vinicius Junior gjuan fort, portieri serb bën detyrën, por topi mbetet në zonë dhe Richarlison nuk gabon me portën e boshatisur.
Serbia përpiqet të reagojë dhe tenton me anë të dy goditjeve nga këndi, por nuk arrin të shënojë. Për të ardhur në minutën e 73-të, teksa regjistrohet goli më i bukur deri më tani në Katar. Vinicius Junior fut një top të bukur në zonë me të jashtme, Richarlison stopon bukur dhe me një stil gërshërë dyfishon shifrat.
Pas këtij goli, është Brazili që vallëzon në fushë, krijon raste të tjera dhe godet sërish shtyllën me Casemiron. Trajneri Tite mendon më shumë, largon Vinicius, Neymar dhe autorin e dy golave, për t’i ruajtur për ndeshjet e tjera. Serbia duket e dorëzuar në fund dhe pas 7 minutave shtesë, mbyllet 2-0.